Drejtimi i makinës nuk ka të bëjë vetëm me udhëtimin nga destinacioni A-ja te B-ja. Ka të bëjë me mbërritjen në mënyrë të sigurt, komode dhe të kënaqshme gjatë gjithë udhëtimit. Me teknologjinë e gomave Continental, nuk keni pse të shqetësoheni se mund të ngelni në mes të rrugës. Nuk keni përse të shqetësoheni pas për zhurmat e panevojshme të rrugës. Thjesht duhet të akomodoheni, të merrni timonin dhe të mbështeteni te katër gomat tuaja për t’ju çuar në destinacionin e zgjedhur.
Një shpim gome nënkupton ngelje në mes të rrugës. Përveçse kur nuk ndodh.
Asgjë nuk mund ta “shfryjë” entuziazmin tuaj të pushimeve – nëse gomat tuaja janë të pajisura me ContiSeal™. Ajo ngjit 80% të shpimeve, kështu që ju mund të vazhdoni të drejtoni makinën. Mësoni më shumë rreth mënyrës se si funksionon teknologjia e ngjitjes së shpimeve.
Dëmtimi i gomave do të thotë të humbisni momentet më të rëndësishme. Përveçse kur nuk ndodh.
Gomat Runflat vetmbështetëse do t’ju mbajnë në rrugë deri në 80 km, pavarësisht pengesave që mund t’ju sjellë jeta në rrugën tuaj. Si mund të ketë aftësi vetëmbështetëse një gomë e dëmtuar?
Pjesa më e zhurmshme e një udhëtimi me makinë është ajo që vjen nga rruga. Përveçse kur nuk është.
Lumturia tingëllon si shumë gjëra të ndryshme, por zhurma e rrugës nuk është një prej tyre. ContiSilent™ redukton komponentët e zhurmës së rrotullimit të perceptuara si veçanërisht të bezdisshme brenda makinës suaj deri në 9 dB(A), kështu që ju mund të shijoni qetësinë. Dëshironi ta ktheni një udhëtim të zhurmshëm në një udhëtim të qetë?