Përbërja e gomës me shtimin e silicit për kapje maksimale ofron kapje të shkëlqyeshme në lagështi, dhe kështu përmirëson shumë performancën në frenim. Përveç kësaj, goma WinterContact™ TS 860 është fleksibël në të gjitha kushtet e motit të dimrit dhe në mënyrë të sigurt transmeton forcën e frenimit në rrugë me lagështi, të akullta dhe me dëborë.
Ky sistem i ri kanaleve dhe petëzimit ndihmon në largimin e ujit nga sipërfaqja kontaktit, duke siguruar performancë më të mirë në frenim në rrugët e ngrira dhe të akullta. Kjo teknologji e veçantë e largimit të ujit parandalon përkeqësimin e performancës në frenim, e cila vjen si pasojë e shkrirjes së akullit.
Goma e re WinterContact™ TS 860 përmirëson lidhjen e gomave me rrugët me dëborë në sajë të teknologjisë së re të Snow Curve+. Goma kap dhe ngjesh dëborë në më shumë se 1000 vende në të gjithë profilin, dhe kështu siguron kapje më të mirë, sidomos gjatë drejtimit nëpër kthesa.
Jemi të lumtur t'u përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t'ju mbështesim me ekspertizën tonë rreth gomave.